ECDL 2013

0
1255
ECDL 2013
Blej librin online nga ProLibra
Libri është i një cilësie të lartë, ka 290 faqe dhe kushton 10 Euro (1400 lekë).
Mund ta gjeni në [ libraritë kryesore ] të vendit.
ISBN: 978-9928-191-02-1.

Libri ECDL 2013 është rekomanduar për studentët e masterit në Universitetin e Prishtinës, për njohuritë bazë në kompjuter, nga pedagogu Kadri Sylejmani.

Dëshmia Evropiane e Aftësisë në Kompjuter ose ECDL 2013 është një libër i kompletuar me njohuritë bazë në kompjuter, njohuri mbi TIK, mbi Windows 8.1 dhe programet e zyrës, Office 2013 – gjithsejt 7 modulet bazë të njohurive në përdorimin e kompjuterit.

ECDL 2013 - modulet
Parathënie
ECDL 2013
ECDL 2013 është një libër i kompletuar, i nevojshëm dhe mjaft i dobishëm, për të gjithë ata që duan të marrin njohuritë bazë në kompjuter. Në këtë libër përfshihen njohuri të përgjithshme mbi Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), njohuri për sitemin e operimit Windows 8.1, njohuri mbi përdorimin e programeve më të njohura të paketës së zyrës Office 2013, duke filluar me Word 2013, Excel 2013, Access 2013, PowerPoint 2013, Internet Explorer 11 dhe Outlook 2013. Pra, janë të sqaruara këtu 7 modulet bazë, që kërkohen nga testi standard ECDL, një test i përdorur nga Bashkimi Evropian, për njohuritë bazë në kompjuter.

Libri ka për synim të arrijë në dorën e lexuesit të interesuar për njohuritë e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, pasi jetojmë në kohën e informacionit, kur kjo teknologji ka marrë një zhvillim të vrullshëm. Libri mund të përdoret nga ata njerëz, që janë të interesuar të marrin testin ECDL, ose një test tjetër, i cili ju duhet në punën e tyre në administratë, apo në firmat private. Libri mund të përdoret me sukses edhe nga shkolla të ndryshme, që nga gjimnazi, shkolla e administratës publike, apo edhe universitete të ndryshme shqiptare, të cilat fusin në programin e tyre njohuri mbi këtë fushë kaq të rëndësishme sot, për zhvillimin e shoqërisë.

Libri është ndërtuar mbi një Referencë të shpejtë, që Fondacioni ECDL përgatit për kurset e veta ECDL, dhe mundet gjithashtu të përdoret si tekst përgatitor për testet ICDL/ECDL (International Computer Driving License / European Computer Driving LicenseDëshmia Ndërkombëtare dhe Evropiane e Aftësisë në Kompjuter). Pra, përveç se mund të merren të gjitha këto njohuri nga ky libër, ai mund edhe t’ju përgatisë për marrjen e testeve të ndryshme, që kërkohen sot për vende të ndryshme të punës. Sqarimet në libër vlejnë edhe për vetë-studim. Ju uroj një lexim e shfrytëzim të mbarë të librit.

Autori

SHPËRNDAJ
Artikulli përparaBMC online
Artikulli tjetërUebDizajn
Arben Çokaj - mësues Fizike dhe Informatike - gazetar dhe analist i pavarur - autor librash [ http://www.cokaj.info/ ]

NUK KA KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT