Internet

Lidhje/Links të ndryshme:

Shpërndarje Interneti ISP Shkodër & Malësi të Madhe

Itcom
Që në maj 2009, kemi filluar shpërndarjen e Internetit në Malësi të Madhe, dhe më gjerë, duke filluar nga fshati Grudë – Fushë. Në fillim bashkëpunuam me Ej & Bi telecom, Shkodër, por në shtator 2009, filluam bashkëpunimin me Itcom në Shkodër, i cili ofron një shërbim më të mirë dhe cilësor, më stabil e profesional dhe më të rregullt të internetit, në krahasim me Ej & Bi telecom.

BMC Computer & Internet

Tani mbulojmë një zonë nga Hoti i Ri, Grudë e Re, Shtoj i Ri me fshatrat përreth, përmes Vrakës, Gruemirës dhe fshatrave përreth, për të ardhur në fshatrat e Komunës Gruemirë, që shtrihen në ultësirën pranë rrugës nacionale Shkodër – Koplik, si dhe mbulojmë me sinjal edhe qytetin e Koplikut dhe rrethinat e saj, duke mbuluar kështu me sinjal gjithë zonën nga Kopliku i sipërm deri në fshatrat buzë liqenit të Shkodrës, me Flakë, Kamicë, Jubicë, Kaldrun, etj.


Lokalizimi në hartën Google


Nano Station M5 dhe Loco

Tarifat dhe Çmimet
– 1 vit, lidhje familjare, 18.000 lekë

Ofertë e veçantë, për klientët tanë, që paguajnë 3 muaj për një herë, çmimi 4500 lekë, për 6 muaj, 9 mijë lekë!

Ofrojmë një lidhje të qëndrueshme interneti familjare, 3 Mbps shkarkim (download) me 1-2 Mbps ngarkim (upload). Në fakt, ne ofrojmë më shumë se kaq, për një çmimim prej 2.000 ose 2.500 Lekë (të reja) në muaj, që i bie rreth 83 lekë të reja për 24 orë shërbim i pandërprerë dhe pa limit. Ndërsa çmimi i antenave varion nga 8.000 Lekë, 9.000 deri në 11.000 lekë të reja, në varësi të antenës që vendoset.

Ofrojmë gjithashtu shërbim interneti për biznesin, lloto dhe për Internet – Café, ku çmimi varet nga sasia e internetit të kontraktuar. Shiko për më tepër faqen zyrtare të Itcom.

Klientët tanë janë të kënaqur me shërbimin tonë, qoftë me sasinë dhe qëndrueshmërinë e linjës, ashtu edhe me asistencën teknike dhe profesionale, që ju japim në fillim dhe herë pas here, gjatë kohës që ata vazhdojnë të jenë klientë tanë.

Vendos një lidhje Interneti me ne !
Për të vendosur një lidhje interneti me ne, ju lutem kontakto me formularin tonë, ose telefono: Dashamir Çokaj në cel. +355 67 26 151 35.

Internet për të gjithë