Dizajn & ECDL

DIZAJNI GRAFIK
Blej librin online nga ProLibra
Librin e gjeni edhe në libraritë kryesore të vendit, me ISBN: 978-9928-4166-0-5.

Dizajni Grafik - kopertina 1

Libri DIZAJNI GRAFIK përdoret për studentët e gazetarisë dhe të komunikimit në Universitetin e Tiranës, për dy lëndë, nga pedagogu Dr. Rrapo Zguri dhe në Universitetin e Shkodrës nga pedagogu Ardi Hoti.

Parimet e Dizajnimit
Adobe InDesign CC
Adobe Photoshop CC
CorelDraw X6

Dizajni Grafiklibër për dizajnin e medias së shkruar, përpunimin e fotografisë dhe ilustrimet grafike

Libri Dizajni Grafik mund të përdoret nga studentët e dizajnit, gazetarisë dhe të komunikimit, për leksionet e dizajnit dhe faqosjen e medias së shkruar, por edhe për vetëstudim nga njerëz të pasionuar pas dizajnit, ose që merren me dizajnin. Gjatë përdorimit të programeve të ndryshme, fitohen shprehi përdorimi, që të duhen në kryerjen e punëve të caktuara dhe njohuritë e sqaruara në libër, klasifikojnë kështu një referencë të vlefshme të veprimeve dhe teknikave kryesore, që kryhen në programet përkatëse, për të marrë edhe rezultatin e dëshiruar.
[ … më tepër … ]

ECDL 2013
Blej librin online nga ProLibra
Librin e gjeni edhe në libraritë kryesore të vendit, me ISBN: 978-9928-191-02-1.

ECDL - 2013 - kopertina 1

Libri ECDL 2013 përdoret tashmë si tekst mësimor për njohuritë bazë në kompjuter nga univesritetet të ndryshme shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë dhe është rekomanduar për studentët e masterit në Universitetin e Prishtinës, për njohuritë bazë në kompjuter, nga pedagogu Kadri Sylejmani.

1. Njohuri mbi ICT-në
2. Microsoft Windows 8.1
3. Microsoft Word 2013
4. Microsoft Excel 2013
5. Microsoft Access 2013
6. Microsoft PowerPoint 2013
7. Internet & Microsoft Outlook 2013

ECDL 2013Dëshmia Europiane e Aftësisë në Kompjuter

Libri ECDL 2013 është një libër përgatitor për testin standard të njohurive bazë në kompjuter, që kërkohet nga ECDL Albania (www.ecdl.al) – si pjesë e testeve kompjuterike, të kërkuara nga Bashkimi Europian. Libri përbëhet nga 7 modulet e lartpërmendura, të kërkuara nga testi i njohurive bazë, i cili i jep përgjigje të gjitha pyetjeve të kërkuara gjatë këtij testimi. Siç mund të shikohet, programet që janë përdorur në hartimin e librit, janë programet e fundit të paketës Microsoft Office 2013 si dhe Windows 8.1 dhe të teknologjisë së informacionit e komunikimit.
[ … më tepër … ]

Blej sigurt me PayPal
Arben Çokaj
Cel-DE: +49 1522 598 598 0
Cel-AL: +355 69 2688 902
E-mail: Kontakti

Dizajni Grafik dhe ECDL 2013

Patenta Evropiane e Kompjuterit 2003

— për të gjithë
[ bazuar në Windows XP dhe Microsoft Office XP ]

Kurs i shpejtë në Patentën e Kompjuterit (PC)Ushtrime dhe shembuj

Modulet që mbulohen:

Metodika I

1. Njohuri themelore mbi Teknologjinë Informatike(TI)

Patenta e kompjuterit 1-3

Sipërfaqja e ndërveprimit – Sistemi i drejtimit dhe programet – Ruajtja e të dhënave – Multimedia dhe hiperteksti – Hardware dhe Software – Kompjuteri dhe zhvillimi teknologjik – Zyra e re – Sistemet informatike dhe industria – Sistemet informatike për mësimdhënie – Kompjuteri në shtëpi – Regjistrat informatikë dhe shoqëria e informacionit – Kompjuteri, mjedisi dhe siguria e të dhënave – Komunikimi i të dhënave dhe interneti, etj.

2. Kompjuteri (PC) dhe sistemi i drejtimit Windows XP

Butonat, menytë dhe kutitë e dialogut – Dritaret – Kompjuteri im – Dosjet dhe filet – Eksploruesi – Përshtatja e Windows XP – Peneli i kontrollit – Printerat, etj.

3. Programi i shkrimit – Word XP

Fillo programin – Pamja e tekstit – Hapja dhe ruajtja e dokumentave – Tipet e shkrimit – Shënjimi dhe korrigjimi – Zhvendosja dhe kopjimi – Tabelorët dhe anësoret – Kryeradha dhe rregullimet me pika – Ndarja e fjalëve dhe kontrolli i drejtshkrimit – Tabelat, etj.

Përmbajtja – Hyrje (moduli 1-3)
Përmbajtja – Hyrje (moduli 4-7)

Metodika II

4. Programi i llogaritjes – Excel XP

Patenta e kompjuterit 4-7

Linjat e butonave – Dosjet e projektit – Shkruaj tekst – Seritë – Radhët dhe kollonat – Zona e qelizave – Renditja e të dhënave – Formatimi i të dhënave – Mbrojtja e llogarisë – Printimi i llogarisë – Funksionet – Adresat absolute – Formulat – Diagramat – Tekstet sqaruese për diagramat – Diagramë me të dhëna të shpërndara – Ndryshimi i tipit të diagramës – Disa seri të dhënash në diagramë – Diagramë me kurbaturë – Diagramë rrethore – Printimi i diagramës – Seri dhe tipe diagramash – Integrimi apo lidhja e të dhënave, etj.

5. Databazat – Access XP

Një databazë – Korrigjo të dhënat – Përdor guidën e një tabele – Përdor një databazë – Formularët – Pyetsorët – Kërkimi – Zgjedhja e të dhënave – Raportet, etj.

6. Prezantimi dhe vizatimi – PowerPoint XP

Shkruaj tekst – Futni ClipArt – Futni një objekt nga Excel – Futni diagramë organizimi – Vizato objekte – Koka dhe këmba – Objektet në master – Modelet – Shfaqja e imazheve rrëshqitës – Efektet – Animacione teksti – Përcaktimet kohore – Shfaq prezantimin – Printo prezantimin, etj.

7. Posta Elektronike – Outlook Express

Filloni Outlook Express – Dërgoni mesazh – Lexoni mesazh – Përgjigjuni një mesazhi – Bashkangjitni file – Hapni dosje – Renditni mesazhet – Fshini mesazhet – Përcillni një mesazh, etj.

Çmimet
Metodikat elektronike:

Metodikat elektronike në PDF kushtojnë nga $ 5,- (dollarë amerikanë, ose €-Euro) secila, ndërsa një modul në vetvete kushton 2 $ (ose €). Versioni elektronik, i cili ju dërgohet me e-mail pas pagesës, mund të hapet me Acrobat Reader.

Metodikat e printuara:

Nëse doni që Metodikat t’ju dërgohen në formë të printuar, atëherë ato kushtojnë dyfishin e çmimit elektronik, pasi vetë kopjimi kushton rreth 5 $ (ose €) për secilën, plus çmimin që kushton dërgesa me anë të postës. Pra çmimi do jetë: 10 $ (ose €) + çmimi i dërgesës.

WebDizajn I

WebDizajn

— për të gjithë

Kjo metodikë është e ndarë në dy pjesë, si dhe ka disa file ushtrimesh, të cilat duhet të merren në internet: [ kliko këtu – web.zip ]

Pjesa 1

Në këtë metodikë prej 100 faqesh përfshihen tre programe kryesore të WebDizenjos, Macromedia HomeSite 5, i cili bazohet kryesisht në dizenjon e faqes me anë të kodeve HTML; Macromedia DreamWeaver MX, i cili bazohet kryesisht në ndërtimin e dizenjos përmes pamjes grafike – është programi më i përdorshëm në tregun e programeve profesionale të WebDizenjos; Microsoft FronPage, i cili është programi më i thjeshtë i WebDizenjos (dhe më i liri), që bazohet kryesisht në metodën grafike. Ky program është mirë të njihet, pasi shumë servera lejojnë depërtimin e programit direkt në servër dhe editimin e faqes on-line (në linjë).

Pjesa 2

Sqarojmë gjithashtu metodën e kalimit të fileve në servër me FTP (File Transport Protocol), me ndihmën e programit Total Commander, i cili gjendet për më tepër edhe në gjuhën shqipe.

Trajtimi i fotografive bëhet me ndihmën e një programi të thjeshtë, por mjaft praktik, që quhet Paint Shop Pro 8, dhe në fund metodika mbyllet me një Fjalor të shkurtër Interneti.

UebDizajn 2016

UebDizajn 2016 Libri UebDizajn 2016 është një libër në shqip, që mbulon teknikat më të përdorura dhe të avancuara të krijimit të ueb faqeve në internet. Ai mund të përdoret që nga fillestarët e apasionuar për UebDizajn dhe deri te UenMasterat, pasi aty përfshihen njohuri mbi HTML, PHP, ASP, Flash, CSS, JavaScript, MySQL, etj. e deri te puna me imazhet e fotografitë, ku kemi zgjedhur një program më të thjeshtë se PhotoShop, Corel Paint Shop Pro, si dhe njohur mbi DreamWeaver, WebMatrix, phpMyAdmin në shqip, etj.

Në këtë libër, kemi sqaruar edhe aspektin e blerjes së një emri domain name, blerjes së vendit në ueb server, si dhe menaxhimin e një uebserveri, në mënyrë që lexuesi të jetë në gjendje, jo vetëm të krijojë e menaxhojë një ueb faqe, por edhe të marrë njohuritë e duhura për infrastrukturën e nevojshme, që duhet për të depozituar e menaxhuar një ueb faqe, në një ueb server.

Një ndër programet më të avancuara për krijimin e ueb faqeve është edhe Adobe DreamWeaver. Uebfaqet e ndryshme në internet, që krijohen sot, duke përdorur programet më të avancuara, mund të jenë UebDizajn i personalizuar me HTML, PHP ose ASP(X), si dhe duke përshtatur platformat e avancuara të teknologjisë më të funditnë PHP, si platformën WordPress, etj. të bazuara mbi databazat MySQL, e kështu me radhë.


HTML (HyperText Markup Language)
PHP (Hypertext Preprocessor)
ASP(X) (Active Server Pages)

Siç mund të kuptohet edhe nga sqarimi në anglisht, HTML është një gjuhë që përdoret për tekste kibernetike – pra gjuha e krijimit të faqeve .html (ose .htm), faqeve të internetit.

  1. WebMatrix – si program i avancuar aplikimesh
  2. Dream Weaver – si program kodesh dhe grafike në HTML
  3. WordPress – si aplikacion i avancuar publikimi online
  4. Home Site – si program kodesh në HTML
  5. Front Page – si program grafike në HTML
  6. Paint Shop Pro – program për trajtimin e fotografive
Përdorimi i FTP

(File Transport Protocol)

FTP është Protokolli i Transferimit të Fileve. Me këtë funksion, bëhet e mundur që të transferohen file nga kompjuteri juaj për në në server, dhe anasjelltas. Ky funksion përdoret nga të gjithë ata që kanë faqe në internet, dhe dërgojnë e marrin file nga serveri, ku kanë depozituar faqen e tyre.

Programet që përdoren:
Për të kryer funksionin e FTP-së ka disa programe. Programi më standart që përdoret është: WS_FTP Pro, ose FileZilla. Por në varësi të shijes së përdoruesve, lehtësisë së komunikimit me serverin, etj. mund të përdoren edhe programe të tjera.

Në rastin tonë, ne do të marrim si shembull përdorimin e programit Total Commander, i cili është pasardhës i Windows Commander. Programi ka një sërë funksionesh të rëndësishme, të cilat përdoren nën Windows, e platforma të tjera, ndër tjera ka edhe funksionin e FTP-së. Për më tepër, Total Commander është përkthyer edhe në shqip nga BMC!

Uebfaqe të ndryshme:

  • Shkoder.net…uebfaqja më standarde dhe ndër më të parat për Shkodrën
  • Gjekë Marinajuebfaqe zyrtare për Dr. Gjekë Marinaj
  • Arben Çokajuebfaqe zyrtare për Arben Çokaj
  • Fjala e Lirëuebfaqe për suplementin e Shkoder.net… me artikuj të përditshëm
  • Fiorentiashtëpi botuese në Shkodër nga Meritan Spahija
  • Ristorante Venezianouebfaqe për Ristorante Veneziano në Birmingham
  • STP Carpenteruebfaqe për STP Carpenter në Birmingham

— më tepër…