phpMyAdmin në shqip

0
5347
phpMyAdmin në shqip
[ OpenCart në shqip ] :: [ Poedit në shqip ] :: [ BleachBit në shqip ]

phpMyAdmin - logo

phpMyAdmin është një platformë interesante dhe mjaft efektive, e shkruar në PHP, e cila përdoret për menaxhimin e databazës MySQL. Kjo platformë mund të shkarkohet falas nga phpMyAdmin dhe mund të instalohet në serverin tuaj lokal IIS (Internet Information Services), që keni në kompjuterin tuaj, me ndihmën e WebMatrix, ose manualisht, dhe/ose në webserverin tuaj, ku duhet të keni një databazë MySQL të instaluar ndërkohë.

Çfarë bën phpMyAdmin?

phpMyAdmin është platformë në PHP, që menaxhon databazën MySQL, krijon dhe fshin databazat e veçanta, si dhe tabelat e një databaze dhe mund të korrigjojë përmbajtjen e një tabele, dhe më gjerë. Kush përdor gjuhën PHP për të ndërtuar një faqe dinamike, përdor me siguri edhe databazëhn MySQL, e cila është një nga databazat më të përdorshme në këtë fushë. Ky kombinim, ka dalë mjaft efektiv në ndërtimin e uebfaqeve dhe databazave të fuqishme, të cilat mbulojnë pjesën më të madhe të tregut, në krijimin e uebfaqeve në botë.

phpMyAdmin - shqip

Pse phpMyAdmin në shqip?

Përdorimi i madh i kësaj platforme në menaxhimin e databazave MySQL, me të cilat funksionojnë sot një pjesë e madhe e uebfaqeve dinamike dhe moderne, është edhe arsyeja, që këtë platformë të rëndësishme, e kemi përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

Për pak kohë, gjuhën shqipe të phpMyAdmin mund ta shkarkonit vetëm këtu nga uebfaqja jonë, por tani e kemi bërë të mundur, që ajo të shpërndahet së bashku me gjuhët e tjera, në paketën zyrtare të phpMyAdmin. Pra, shkarkoni paketën dhe bashkë me gjuhët e tjera keni edhe gjuhën shqipe të saj, të përkthyer nga ne.

Pamja e faqes së parë të phpMyAdmin në shqip, është si më poshtë:

phpMyAdmin - pamje
phpMyAdmin në shqip
Për të aplikuar gjuhën shqipe të phpMyAdmin, shkoni në dritaren e phpMyAdmin, kur të hapet aplikacioni dhe zgjedh:
Shqip - Albanian, si në figurën më poshtë.

phpMyAdmin - Hyrje shqip pastaj phpMyAdmin - Hyrje shqip
Shkruaj emrin e përdorimit dhe fjalëkalimin dhe kliko butonin Shko.
Në dritaren e aplikacionit phpMyAdmin, që hapet, do të keni gjuhën shqipe të zgjedhur, të cilën e verifikoni edhe tek kutia Konfigurimet e pamjes:

phpMyAdmin - Konfigurimet e pamjes
Në këtë mënyrë përdorni gjuhën shqipephpMyAdmin.

* * *
Meqë përkthimi i gjuhës shqipe ka rreth 2982 vargje (strings), mund të ndodhë të ndeshni edhe në pasaktësi, apo gabime gjatë përkthimit, pasi gabimi është njerëzor :-).
Nëse gjatë përdorimit vini re ndonjë gabim, ju lutem, na njoftoni duke dërguar mesazh të sqaruar qartë, përmes [ formularit të kontakteve ].

Ju lumtë, që zgjedhni gjuhën shqipe të përdorimit të phpMyAdmin! Kështu i jepni edhe gjuhës sonë një shans më shumë, për t’u aplikuar në teknologjinë e re të informacionit…
Për më tepër: http://www.phpmyadmin.net/

OpenCart në shqip

OpenCart në shqip

OpenCart është një ueb-aplikacion mjaft interesant dhe i përshtatshëm për shitjet nëlinjë. Duhet ta konfiguroni atë me produktet dhe mënyrat e duhura të shitjes, me PayPal, Karta Krediti etj., në mënyrë që ta bëni funksionale.

Ngaqë ne e kemi përdorur për prezantimin dhe shitjen e produkteve tona, në adresën:

http://www.cokaj.info/prolibra/ | Shkarko filet e gjuhës shqipe

e kemi përkthyer në shqip dhe jua sugjerojmë edhe ju, ta përdorni atë, sipas interesit dhe nevojave që keni.

OpenCart në shqip
Si të përdorni gjuhën shqipe:
Keni dy dosje të gjuhës shqipe të emëruara albanian në paketimin e filit opencart_shqip.zip. I kopjoni ato respektivisht nën dosjen language të dosjes admin dhe të dosjes catalog të aplikacionit OpenCart, që gjenden nën dosjen e përbashkët upload. Pastaj shkoni në sistemin e administrimit të aplikacionit dhe zgjidhni gjuhën shqipe si standard edhe për administrimin edhe për ueb-aplikacionin, nëse dëshironi.

Kujdes:
Gjuha shqipe nuk i mbështet blerjet/transaksionet në Lek me PayPal dhe futjen e kodit të sigurisë, kur doni të na kontaktoni nga aplikacioni. Por mund të klikoni në flamurin e gjuhës psh. English, etj. në krye të faqes dhe të kryeni veprimet, të cilat nuk i mbështet gjuha shqipe.

Uebfaqja zyrtare e OpenCart është si më poshtë, ku mund të gjeni versionin e fundit dhe sqarimet e duhuranë lidhje me këtë aplikacion:
http://www.opencart.com/

Poedit në shqip

Poedit në shqip

Poedit është një nga programet më të përdorura për përkthimin dhe korrigjimin e fileve të gjuhës .po, .pot dhe .mo, të cilat përdoren nga WordPress, nga phpMyAdmin, etj. Poedit është një editor përkthimesh mjaft i lehtë dhe i dobishëm për t’u përdorur.

Poedit në shqip

Poedit në shqip

Si përdoret gjuha shqipe në program?
Gjuha shqipe gjendet në dosjen sq:
..\Poedit\Translations\sq

të programit Poedit, së bashku me gjuhët e tjera të programit. Deri tani gjuha shqipe, që shoqëronte programin nuk ishte e avancuar me kohën, prandaj ne kishim krijuar mundësinë, që dosjen e gjuhës shqipe të avancuar, ta shkarkoni këtu nga uebfaqja jonë. Por tani gjuha shqipe e përkthyer nga ne është edhe një ndër gjuhët, me të cilat vjen programi, kur ju e shkarkoni atë nga uebfaqja zyrtare e tij.

Kështu që, për të përdorur gjuhën shqipe, në versionin English të programit, dhe tek menyja File zgjedh Preferences (preferencat).

Poedit - preferences
Në dritaren që hapet, kliko butonin Change UI language (ndrysho gjuhën UI) dhe në dritaren që do të hapet (Language selection), shko dhe zgjedh gjuhën shqipe:
shqip - Albanian

Poedit - language selection
Kliko butonin OK në fund dhe gjuha e programit Poedit kthehet automatikisht në shqip. Por, për ta përdorur atë, programi ju sqaron se duhet ta ndalni dhe filloni programin përsëri.

Poedit - restart
Bëjeni provë këtë, dhe shpresoj të mbeteni të kënaqur! Ju lutem na kontakto për çdo rast.

Versionin e fundit të programit Poedit e gjeni në faqen zyrtare të tij:
http://www.poedit.net/

BleachBit në shqip

BleachBit në shqip

BleachBit është një program i thjeshtë, që merret me pastrimin e fileve të panevojshme nga kompjuteri juaj.

BleachBit në shqip
Siç sqarohet edhe nga faqja zyrtare e programit, BleachBit liron shpejt hapësirën në disk dhe mbron pa pushim privatësinë tuaj. Liron cache (vendin e fshehtë), fshin gatimet (cookies), pastron historinë e internetit, copëzon filet e përkohëshme, fshin regjistrat (logs) dhe hedh mbeturinat (junk) që ju nuk e dinit se janë aty. Dizajnuar për sistemet Linux dhe Windows, ai fshin pastër mijëra aplikime, duke përfshirë Firefox, Internet Explorer, Adobe Flash, Google Chrome, Opera, Safari, dhe më shumë. Përveç se i fshin filet thjeshtë, BleachBit përfshin karakteristika të avancuara, të tilla si copëzimin e fileve për të parandaluar rikthimin, fshirjen e hapësirës së lirë në disk, për të fshehur gjurmët e fileve të fshira nga aplikacionet e tjera, dhe krijon vakum për Firefox, për ta bërë atë më të shpejtë. Më mirë se falas, BleachBit është edhe me burime të hapura.

BleachBit – Instalimi i gjuhë shqipe

Për ta instaluar gjuhën shqipe (nëse nuk vjen me paketën e BleachBit), ku mund të zgjidhni Albanian (shqip). Kopjo dosjen sq_AL (që merrni me këtë paketë) me dy filet e gjuhës shqipe, në dosjen e programit:

c:\Program Files (x86)\BleachBit\share\locale

Dhe programi BleachBit kthehet në gjuhën shqipe.

Merrni filet e gjuhës shqipe këtu: BleachBit në shqip
Vizito për më tepër faqen zyrtare të BleachBit

Lexo gjithashtu (në anglisht): [ Si të fshish e-malet sekrete nga Microsoft Exchange ]

Shënim: Hillary Clinton u akuzua se ka përdorur programin BleachBit, për të fshirë në mënyrë të parikthyeshme e-mailet e saj nga serveri i saj privat [ Lexo më tepër ]. Kjo ishte edhe shtysa, që na bëri të merremi me këtë program dhe ta përkthejmë atë edhe në gjuhën shqipe.

NUK KA KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT