Programe

Programe në shqip


[ WinRAR në shqip ]
[ Total Commander në shqip ]
[ WordPress në shqip ]
[ Skype në shqip ]
[ phpMyAdmin në shqip ]

Dëshira për të parë gjuhën shqipe që të flasë përmes programeve të kompjuterit, më ka shtyrë që të merrem edhe me përkthimin e disa programeve të vogla, me qëllimin dhe sfidën finale për të parë edhe programet më të rëndësishme të kompjuterit në versionet e tyre shqip.

Kjo punë nuk është e lehtë, por plotësisht e mundur, nëse institucionet respektive të shteteve shqiptare (Shqipërisë dhe Kosovës) interesohen më konkretisht edhe për këtë fushë kaq të rëndësishme të zhvillimit të shoqërisë – teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Përkthimi në shqip i programeve themelore të kompjuterit është njëkohësisht një detyrë me rëndësi kombëtare dhe sidomos me rëndësi gjuhësore dhe kulturore për shqiptarët.

Jemi një komb relativisht i vogël, por ka edhe kombe më të vegjël se ne, që i kanë programet e kompjuterit të përkthyera në gjuhën e tyre. Për më tepër, shqiptarët e shpërndarë nëpër botë do të kishin një ndihmesë dhe favor të madh edhe në ruajtjen e gjuhës shqipe, nëse investohet në fushën e përkthimeve të programeve dhe aplikacioneve të kompjuterit dhe teknologjisë së informacionit.

Personalisht kam bërë një përpjekje modeste për të ofruar në shqip programet ose aplikacionet e mëposhtme:

Referencë:

Projekti “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” ka bërë të mundur realizimin në shqip të Programit të drejtshkrimit AS 2.0, që mund të instalohet dhe shfrytëzohet nga disa versione të programeve të Microsoft. Projekti u zbatua nga Qendra për Edukim dhe Përparim (QEP) dhe është ndihmuar edhe nga Qeveria e Kosovës. Kërkohet një nivel gjuhe më i avancuar dhe më afër standardes dhe korrektësi në terminologjinë e përdorur.

Të shpresojmë që këto inciativa të mbeten një fillim i mirë dhe të shohim edhe në të ardhmen programe të tjera në gjuhën shqipe.

Ministrja për Inovacion dhe Administratën Publike, Milena Harito, ka njoftuar se ka disa projekte në këtë drejtim, si ai për hartën Google në shqip dhe rrugët e Shqipërisë.