Skype në shqip

0
5765
Skype në shqip

Skype në shqipSkype, një nga programet më të përdorshme të komunikimit, gjendet edhe në gjuhën shqipe. Shkarko Skype në shqip (AL), duke shkuar në kolonën majtas, poshtë tek Shkarkime.

Programi i përdorur në të gjithë botën, ka një paketë gjuhësh standarde, me të cilat ai vjen. Por gjuha shqipe nuk përfshihet në këtë paketë. Prandaj një student nga Kosova, i shkollës teknike në Prishtinë, ka bërë të mundur përkthimin e tij në gjuhën shqipe dhe e ka futur këtë fil Shqip.lang për Skype, në serverin e gjuhëve shtesë të programit Skype.

Skype në shqip

Skype në shqip – pamje e programit

Ne e morëm këtë fil dhe e përshtatëm me shqipen standarde, duke shtuar edhe vargjet (strings) e reja të përkthimit, për versionet e mëvonshme të Skype dhe po e publikojmë këtu. Natyrisht që ndryshimet ndërmjet përkthimeve janë esenciale, prandaj ju rekomandojmë të përdorni versionin tonë të përmirësuar, si përkthimi më i mirë dhe më i plotë i mundshëm.

Skype në shqip ka rreth 3153 vargje kodesh (strings) të përkthyera, prandaj mundet edhe të ketë ndonjë pasaktësi. Nëse gjatë punës suaj vëreni ndonjë pasaktësi, ju lutem, na lajmëroni, duke na treguar saktë me një foto-imazh ekrani (screen-shot) ose duke shkruar saktë fjalinë, ku mendoni se qëndron gabimi dhe na e dërgoni atë me ndihmën e [ formularit të kontakteve ].

Ju mund ta shkarkoni filin e gjuhës shqipe në .zip, ta depaketoni atë dhe ta ruani në një dosje të caktuar në kompjuterin tuaj, psh. nën dosjen Download (shkarkime).

Ju lutem, shkarko: Skype në shqip (AL).


Për ta bërë gjuhën e Skypeshqip, duhet ta ruani filin e gjuhës skype_shqip_al.lang në një dosje në kompjuterin tuaj (psh. Downloads), pasi të keni hapur filin e paketuar .zip, që gjendet në serverin tonë.

Pastaj në versionin English të Skype, shkoni në menynë:

Tools –> Change Language

dhe në listën e gjuhëve që shfaqen, në fund zgjedh:

Load Skype Language File…

Load Skype Language File...
Shkoni më pas në dosjen ku e keni të ruajtur filin e gjuhës shqipe (psh. nën dosje Download)

skype_shqip_al.lang

Open Skupe Shqip Al.lang
klikoni mbi të dhe pastaj kliko butonin

Open.

Load Skype Language File...
Në këtë mënyrë, gjuha shqipe bëhet menjëherë gjuha e ndërfaqes së programit Skype.

Punë të mbarë! 🙂

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here