Total Commander – FTP

2
1547
FTP – Total Commander *)

Shkarko FTP-Tutorial në .pdf

Nëse ndeshni në pengesa, dhe nuk e merrni falas tutorialin, mund të duhet të pajiseni me një emër përdorimi dhe fjalëkalim. Ju lutem: [ Kontakto ]

Total Commander është një program me komandat kryesore të Sistemit të drejtimit Windows në 32 bit dhe 64 bit. Programuesi i tij është Christian Ghisler nga Zvicra. Ky program është i favorshëm në rastin tonë, pasi ndodhet edhe në versionin shqip, sipas përkthimit të Arben Çokaj. Programin mund ta merrni nga faqja www.ghisler.com, ku mund të merrni edhe filet e gjuhës shqipe nën Laguages. Lidhur me sqarime më të hollësishme për këtë program, mund të lexoni: Total Commander në Shqip

Përdorimi i Total Commander si FTP

Pasi të keni shkarkuar (Download) programin Total Commander dhe të keni instaluar versionin shqip, fillojeni atë. Nëse programi është i paregjistruar, ai do ju kërkojë të shkruani një numër nga 1-3. Shkruani numrin që kërkohet dhe hapni programin. (Në linjën e titullit do të dalë lajmërimi “I PAREGJISTRUAR”, në vend të Arben Çokaj, që del në rastin tonë). Programi do ketë pak a shumë pamjen e mëposhtme, e cila mund të përshtatet, sipas dëshirës:

Klikoni më pas mbi butoninlart në linjën e butonave. Do ju hapet menjëherë dritarja Lidhuni me FTP-server, që vijon:

Duke klikuar mbi butonin ju do mund të merrni dritaren e mëposhtme: ftp: Të dhënat e lidhjes,

Në fushën Sesioni, shkruani emrin e lidhjes që dëshironi të ndërtoni me serverin tuaj. Psh. faqja_juaj.com, etj.
Në rubrikën Emri i pritësit, shkruani adresën e saktë ftp, që ju është informuar nga administratori i serverit, kur keni marrë vendin në servër. Psh. ftp.faqja_juaj.com.
Më poshtë keni një buton, që të jep mundësinë të hysh në një servër në mënyrë anonime, duke përdorur adresën e-mail si fjalëkalim (password). Mos e prekni fare këtë buton, në këtë rast.
Pastaj keni rubrikën Emri i përdoruesit (Username), ku shkruani emrin e përdoruesit, që ju ka dhënë administratori i serverit. Psh. faqja_juaj, etj.
Pas kësaj, nën të, ndodhet rubrika Fjalëkalimi (Password), ku duhet të shkruani fjalëkalimin e informuar nga administratori i serverit.

Ju mundeni gjithashtu të përcaktoni edhe drejtorinë lokale, si në rastin tonë, e cila ndodhet diku në kompjuterin tuaj, ku keni të ruajtur faqen tuaj. Rekomandohet që rubrikat e tjera të mos preken, nëse nuk jeni i sigurtë se çfarë jeni duke bërë. Në rastin më të zakonshëm, dritarja ftp: Të dhënat e lidhjes do duket kështu:

Natyrisht që ju duhet të zëvendësoni fjalët e përdorura në këtë shembull, si FaqjaJuaj.com, etj. me të dhënat e sakta, të cilat i keni marrë nga administratori i serverit, ku keni marrë vendin e faqes suaj.

Pastaj klikoni mbi OK. Do të shikoni se lidhja juaj është krijuar, e cila do dalë si më poshtë, tek rubrika Lidhuni me FTP-server:

Për të krijuar më shumë se një lidhje, veproni si më sipër, dhe lidhjet do renditen alfabetikisht në dritaren e Lidhuni me FTP-server.

Për t’u lidhur me serverin, duhet që më parë të jetë vendosur lidhja me internetin, pra duhet të jeni NëLinjë (on-line). Pastaj klikoni mbi butonin Lidhuni dhe kështu lidhja juaj do vihet në funksion. Pasi të keni krijuar një ose më shumë lidhje, përdorni gjithmonë butonin për të marrë dritaren kryesore të ftp-së: Lidhuni me FTP-server. Aty klikoni mbi butonin Lidhuni, për të hyrë në lidhje me serverit e caktuar. Kujto: Duhet të jesh gjithmonë NëLinjë, që lidhja ftp të funksionojë.

Më poshtë jepet rasti i një ndërlidhjeje me serverin, gjatë ndërlidhjes, dhe kur lidhja është vendosur. Në secilin rast, do kemi të bëjmë me dy dritare, njërën majtas dhe tjetrën djathtas. Në njërën dritare do të dalë përmbajtja e drejtorisë lokale në kompjuterin tuaj, ndërsa në tjetrën dritare, do të dalë përmbajtja e serverit, si në rastin e mëposhtëm:

dhe Total Commander gjatë ndërlidhjes ka pamjen e mëposhtme:

Tani mund të kaloni lirshëm file nga kompjuteri juaj në server dhe anasjelltas. Duhet të keni parasysh se në varësi të serverit, disa file, psh. .exe, etj. nuk pranohen nga serveri për arsye sigurie. Nëse ndesheni me rastin kur ndonjë fil nuk pranohet, atëherë problemi nuk vjen nga programit FTP, por nga vetë serveri.


Kur të keni përfunduar punën tuaj me një servër, mund të ndërpritni lidhjen FTP me serverin, duke klikuar mbi butonin , lart në qendër të programit.

*) Sqarimet këtu jepen për versionin shqip të Total Commander.

2 KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT