Total Commander më gjerë

0
766

Ndërfaqja ose sipërfaqja e ndërveprimit

Të gjitha pjesët e sipërfaqes së ndërveprimit (me përjashtim të listës së fileve) mund të shikohen tek Konfigurimi -> Mundësitë -> Paraqitja.

I N D E K S I

Kombinime tastesh në Total Commander ]
Referencë në Total Commander ]

Pamje Ekrani e Total Commander
Sqarime rreth Total Commander
0. Linja e titullit
Në linjën e titullit shkruhet emri i programit, Total Commander, versioni 5.50 dhe emri i personit, apo firmës që ka blerë licensën – psh. Arben Çokaj.

1. Linja e menysë
Në menynë Filet gjenden komandat që lidhen me filet, si Paketo… dhe Shoqëro me….
Në menynë Markimi mund të bësh zgjedhjen e fileve ose drejtorive. Në menynë Komandat mundesh psh. të kalosh në DOS, të shkruash emrin e diskut, të marrësh informacion për sistemin, etj. Në menynë Rrjeti mund të kryesh veprime që lidhen me rrjetin lokal ose internetin, dhe të bësh transferime filesh në server ftp. Në menynë Paraqitja mund të ndryshosh cilësitë për dritaren aktuale të fileve, psh. radhitjen, apo vendin që zë një drejtori e caktuar, etj. Në menynë Konfigurimi mund të ndryshosh cilësitë dhe pozicionin e Total Commander përmes Mundësitë…, Butonat… etj. Menyja Fillimi përdoret për të kaluar direkt në nën-meny, apo për të filluar programe të ndryshme, që dëshiron të përcaktosh. Dhe në fund menyja Ndihmë ofron ndihmën e nevojshme në anglisht.

2. Paneli i butonave
Paneli i butonave është i konfigurueshëm dhe ka 5 funksione: Fillimin e programeve të tjera, Rrugë kalimi për komanda të brendshme, Zgjedhjen e drejtorive (cd disk:\drejtori), Hapjen e lidhjeve FTP (ftpopen_ftp_server), si dhe bën kalimin tek panele të tjera butonash. Nëse klikon me anën e djathtë të miut mbi një buton, mund ta ndryshosh atë, ose mund ta fshish. Nëse dëshiron të ndryshosh ose të fshish shumë butona njëherësh, kjo bëhet përmes menysë: Konfigurimi – Butonat…. Butonat mund të shtohen edhe me formën “tërhiq & lësho”, kur mbahet shtypur tasti SHIFT. Nëse tasti SHIFT nuk mbahet i shtypur, atëherë lexohet fili, që rrëshqet, në programin me të cilin ai shoqërohet.

3. Linja FTP
Kjo linjë shfaqet vetëm kur je lidhur me një ose disa serverë ftp në internet. Ketu mund të ndryshosh gjendjen e transmisionit (Binar, Tekst ose Automatike), dhe ta ndërpresh lidhjen. Nëse klikon dy herë rresht në historikun (djathtas), lista do hapet në një dritare të ndarë. Një lidhje ftp mund të vendoset përmes menysë Rrjeti ose me ndihmën e butonave ftp dhe url. Mund të hapësh një buton në panelin e butonave përmes: cd ftp//ftp.server.com/

4. Linja i disqeve
Linja e disqeve krijon mundësinë për të zgjedhur një disk në dritaren aktive. Kjo linjë nuk shfaqet si standarte. Disqet përcaktohen me shkronja, ndërsa lidhjet ftp me numra, ndërsa rrjeti i fqinjësisë me vizë thyesore të përkundërt (\ backslash). Në versionin 32 bit të Total Commander jepet mundësia për nën-meny si format gjatë klikimit me anën e djathtë të miut mbi një disk. Mund të shfaqen dy panele butonash të njëjtë, në të dyja dritaret.

5. Kutia e zgjedhjes së disqeve
Nëse klikon mbi shigjetën e kutisë ose shtyp ALT-F1 / ALT-F2, hapet një listë me disqet aktivë, nga ku mund të zgjedhni diskun me ndihmën e tasteve ‘shigjeta’, shkronjën e diskut apo miun.

6. Vendi i lirë dhe total në disk
Emri i diskut paraqitet në paranteza katrore. Në të djathtë të tij shfaqet madhësia e lirë dhe totale e diskut (në KB – kilobytes = 1024 bytes).

7. Ngjitu në krye ose një drejtori më lart
Butoni i majtë “\” të nxjerr në krye të strukturës së drejtorive, ndërsa butoni djathtas “..” të kalon një nivel më lart.

8. Drejtoria aktuale
Emri i drejtorisë aktuale shfaqet menjëherë mbi dritaren e fileve. Nëse dritarja e fileve tregon përmbajtjen e një fili të paketuar, atëherë shfaqet emri i këtij fili ashtu edhe nën-drejtoritë që gjenden në të. Pas emrit të drejtorisë shfaqet filtri (*.*) – për të gjithë filet, (*.txt, *.wri) – për filet e tekstit. Në rastin e një lidhjeje ftp shfaqet emri i serverit ftp në këtë linjë ose i drejtorisë në të cilën ndodhesh.

9. Linja e tabulatorëve
Linja e tabulatorëve ka dy qëllime: Ajo të jep mundësi për të përcaktuar gjerësinë e kollonave të veçanta (tërhiqni) dhe për të radhitur filet sipas emrit, tipit, madhësisë dhe datës (kliko – 2 klikime bëjnë radhitjen në rend të përkundërt). Zgjedh “Ruaj pozicionin” nën “Konfigurimi”, për të ruajtur gjerësinë e kollonave.

10. Dritarja e fileve
Nëse Info e plotë është zgjedhjur në menynë Paraqitja, atëherë tregohen emrat, madhësitë e fileve, datat e ndryshimit të fileve dhe atributet në dritaren e fileve. Në rastin e Info shkurt paraqiten vetëm emrat e fileve dhe tipi. Filet e markuara paraqiten me ngjyrë të kuqe. Fili aktual është i rrethuar me një vijë të hollë blu, që mund të përcaktohet sipas dëshirës. Ngjyrat përcaktohen në Konfigurimi – Mundësitë – Ngjyra. Filet zgjedhen (markohen) duke klikuar me anën e djathtë të miut (i konfigurueshëm – kujdes, mund të shfaqet nën-menyja), me anë të tasteve shigjetë lart/poshtë dhe të tastit Insert – FUTNI (varet nga gjuha e tastaturës). Përzgjedhja mund të bëhet edhe me taste të tjera në varësi të tastaturave, dhe me butonat nga paneli i butonave.

11. Linja e statusit
Nën dritaren e fileve tregohet se sa vend zihet nga filet e zgjedhur, si dhe madhësia e të gjitha fileve bashkë (Duhet patur parasysh: 1 KB = 1024 bytes). Tregohet gjithashtu edhe numri i fileve të markuara dhe i fileve gjithsejt. Filet në nën-drejtori nuk llogariten. Në rastin e Info shkurt shfaqen të dhënat e plota për filin aktual, nëse asnjë fil s’është markuar.

12. Linja e komandave
Këtu mund të fillosh programe nga DOS ose Windows, duke shkruar emrin e filit dhe shtypur mbi ENTER. SHIFT-ENTER e lë dritaren e DOS-it hapur pasi programi të ketë përfunduar. Komandat që shkruhen ruhen në një listë. Kjo listë hapet duke shtypur CTRL + shigjetën poshtë. Duke mbajtur tastin CTRL të shtypur dhe me ndihmën e shijetave, mund të gjesh linjën e komandës që dëshiron. Filet _default.pif, dosprmpt.pif dhe noclose.pif editohen me një editor të fileve pif, kështu që programet e DOS-it mund të fillojnë në një dritare ose në të gjithë ekranin. Në Windows 95/98/ME/NT4/2000/XP, këto file mund të ndryshohen duke shtypur ALT-ENTER. Nëse linja e komandave është e fshehur, ajo do të shfaqet kur të shtypet një shkronjë.

Me CTRL-ENTER mund të kopjohet emri i filit nën kursor nga dritarja e fileve tek linja e komandave. Nëse mbani edhe tastin SHIFT të shtypur, aëherë kopjohet rruga bashkë me emrin e filit. Me CTRL-P mund të kopjohet rruga aktuale tek linja e komandave.

13. Linja e funksioneve
Duke shtypur njërin prej butonave ose tastin e funksioneve F1 deri F8 dhe ALT-F4 mund të aktivizosh funksionin e dhënë. Funksionet F3, F4 dhe F8 mund të përdoren edhe në formën “tërhiq & lësho“. Hidhni një sy | Kombinime tastesh |

— Puna me Paketuesit ZIP, ARJ, LHA, etj.
Një arkiv (paketë filesh) është një fil normal ZIP, ARJ, LHA, etj. i cili paraqitet në Total Commander me një ikonë ‘pakoje’. (Këtu hyn edhe arkivi vetë-depaketues EXE.) Këto lloj filesh përmbajnë file të tjera në formë të komprimuar dhe për rrjedhojë zënë më pak vend se në formën e tyre të pakomprimuar, sidomos filet e tekstit. Total Commander punon me filet e paketuara sikur ato të ishin drejtori. Kjo do të thotë, se një arkiv mund të hapet nga një klikim i dyfishtë ose kur shtypën ENTER me kursorin mbi të. Paketimi dhe Depaketimi kryhen nga kombinimi i tasteve ALT-F5(paketim) dhe ALT-F9(depaketim). Total Commander ka të ndërtuar një paketues të brendshëm ZIP dhe depaketues ZIP, ARJ, LHA, RAR, UC2, ACE, TAR, GZ, TGZ.

— Klienti FTP
Klienti FTP i ndërtuar në Total Commander të jep mundësinë që të dërgosh dhe të ngarkosh file nga interneti. Për të hapur një lidhje në internet me një server FTP, mund të përdorësh butonin URL, duke shënuar vetëm emrin e serverit, si psh. ftp.cdrom.com . Total Commander do të hapë automatikisht lidhjen me këtë server dhe do e paraqesë përmbajtjen e severit si një disk normal. Mund të ngarkosh file nga serveri ashtu siç kopjon file në një disk. Për të ri-ngarkuar të njëjtën ngarkesë që është ndërprerë për një arsye të caktuar, mjafton të kryesh të njëjtin veprim si më parë dhe ngarkimi fillon aty ku ka mbetur.

Kur ke ndërprerë një lidhje, mund ta ruash atë në një listë përmes butonit FTP. Për të krijuar lidhje me një server që kërkon emër përdoruesi (User name) dhe fjalëkalim (Password), psh. një faqe që ke tek dhënësi i internetit tënd, mund të përdorësh butonin URL me adresën e e-mailit, ose të hapësh një lidhje të re nga butoni FTP. Nëse nuk e ruan fjalëkalimin tënd, atëherë do duhet ta shkruani atë sa herë që kërkoni lidhjen.

— Shfaqësi i brendshëm i fileve — F3
Total Commander ka një shfaqës të brendshëm, i cili krijon mundësinë (me F3) që të shohësh përmbajtjen e fileve për formatet: tekst, binar, hekzadecimal, unicode, html, bitmap(*.bmp) dhe multimedia. Vetëm një pjesë e vogël e filit mbahet në kujtesë, pjesa tjetër lexohet automatikisht kur shfaqet fili. Nëse dëshiron të shfaqësh disa file njëherësh, mund të përdorësh n për filin tjetër dhe p për filin para. Për të parë tekstin, përdoren edhe tastet Home, End, PageUp dhe PageDown. F7 përdoret në shfaqësin e brendshëm për kërkuar një fjalë, ndërsa F5 për të vazhduar kërkimin.

Lexo: [ Referencë në Total Commander ]

NUK KA KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT