Total Commander në shqip

3
2690

[ Notepad++ në shqip ]

Total Commander në shqip
Referencë
Total Commander më gjerë
Total Commander – FTP
Total Commander – kombinim tastesh

Total Commander është një program i vogël, por mjaft efektiv, që përfshin komandat kryesore të programit të operimit Microsoft Windows. Paraqitja e tij në dy dritare është e qartë (si më sipër) dhe përdorimi i tij mjaft i lehtë. Kalimet në komandat e DOS dhe anasjelltas janë të shpejta dhe mjaft të përdorshme. Në bashkëpunim me C. Ghisler & Co në Zvicër, programi është përkthyer në shqip. Në të djathtë po japim disa nga menytë!

Këtu janë disa tipare të Total Commander

Karakteristika të përgjithshme:

  • Të dy versionet 32 bit dhe 64 bit janë të vlefshme!
  • Ka hyrje të drejtpërdrejtë në Rrjetin Fqinjësisë
  • Mbështet metodën Drag & Drop (tërhiq & lësho) me Explorer/Desktop etj.
  • Linja e komandës për fillimin e programeve me parametra, thjeshtë duke shtypur emrin e programit ose duke shtypur CTRL+ENTER ose CTRL+SHIFT+ENTER.
  • Linjë të konfigurueshme të butonave dhe Meny e fillimit (komanda të përcaktuara nga përdoruesi) për të vendosur programet e përdorura shpesh në DOS ose Windows në një meny drop-down (lësho-poshtë). Dosja aktuale dhe/ose filet nën kursor, mund të jepen për aplikacionin.
  • Menyja kryesore e konfigurueshme.
  • Shfaqësh filesh të ndërtuar (Lister) për të parë filet e çdo madhësie në formatin hekzadecimal, binar ose tekst, duke përdorur setin e karaktereve ASCII-(DOS) ose ANSI-(Windows). Gjerësia e linjës dhe madhësia e shkronjave tani mund të ndryshohet. Ju mund të shihni edhe filet brenda arkivave!
    E re: Mbështetje për formatin Unicode UTF-8.
  • Pamje e Bitmap në Lister (listues), formate të tjera përmes IrfanView (shiko Addons në www.ghisler.com).
  • Shfaqës HTML- dhe Unicode- në Lister (listues).
  • Funksioni i transferimin të portës paralele (lidhje direkte me kabëll), punon ndërmjet Win95/98/NT/2000/3.1 dhe DOS!

  • Pamje e miniaturave shfaq shikim paraprak të imazheve në listat e fileve.
  • Pamja e kolonave të përshtatura lejon për të shfaqur detajet shtesë të fileve.
  • Mjet Multi-riemërim për të riemëruar filet e shumta me rregulla specifike, ose duke korrigjuar emrat në një editor teksti.
  • Total Commander vjen në gjuhët e mëposhtme: shqip (BMC), anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, danisht, suedisht, norvegjisht, holandisht, spanjisht, çekisht, rusisht, polonisht, hungarisht, dhe tani edhe në hebraisht, greqisht, afrikançe, katalane, turke dhe ukrainase!
  • Ndihma është në dispozicion në gjuhën angleze, gjermane dhe frënge (veç e veç).

Trajtimi i fileve:

  • Kopjimi i zgjeruar, lëvizje, riemërimin dhe fshirje e gjithë strukturave (Mundëson fshirjen e dosjeve “të plota”).
  • Krahason filet nga përmbajtja, tani me redaktor teksti të ndërtuar.
  • Sinkronizon dosjet (me nëndosjet), ose një dosje me një fil ZIP.
  • Kodon/Dekodon filet në formatin UUE, XXE dhe MIME.
  • Ndan/Kombinon filet e mëdha.
  • Kërkon për file të dyfishta.

  • Shfaq/zgjedh filet me model kërkimi specifik, madhësinë, datën ose përmbajtjen.
  • Rikthe përzgjedhjen siç ishte para veprimit të fundit të filit (NUM /).
  • Funksion i zgjeruar i kërkimit, me kërkim të plotë të tekstit në ndonjë fil përmes disqeve të shumta, madje edhe brenda arkivit.
  • Mjet multi-riemërimi: Lejon që të riemëroni file të shumta me një hap (Hotkey: Ctrl+M)
  • Dialogu i mbishkrimit lejon për të shfaqur imazhe për inspektim dhe fushat e përshtatura.
  • Punom me modelin e Windows Vista me të drejtat e përdoruesit (mbron llogarinë e përdoruesit)

Klient FTP:

  • Klient FTP i ndërtuar, që mbështet serverat publike FTP, dhe disa mainframes.
  • Proxy FTP dhe WWW për lidhjet me FTP; SOCKS4+5 e re gjithashtu.
  • FXP: Dërgon file direkt nga një server në distancë në një tjetër.
  • Rifillon shkarkimet e abortuara.

  • Shton file në listën e shkarkimit (me anë të menysë së përmbajtjes) i shkarkon më vonë.
  • Shkarko në sfond (fije e ndarë).
  • FTP e sigurtë mbi SSL/TLS, fut URL si vijon: ftps://ftp.servername.com.
  • Duhet dlls të OpenSSL nga www.openssl.org.

Trajtimi i Arkivave:

  • Arkivat trajtohen si nëndosje. Mund të kopjoni file me lehtësi në dhe nga arkivat. Programi i përshtatshëm i arkivimit thirret automatikisht: pkzip, arj, lha, rar, ace dhe uc2b mbështeten të gjitha.

  • Paketues ZIP-compatible të ndërtuar, mbështet emra të gjatë! Ky paketues bazohet në ZLIB by Info-Zip.
  • Depaketues të brendshëm për formatet ZIP, ARJ, LZH, TAR, GZ, CAB, RAR dhe ACE.
  • Paketues shtesë mund të shtohet si plugins (shtojca). Shiko faqe Addons.
  • Paketon arkivat e mëdha në sfond (fije e ndarë).
  • Kopjon filet direkt nga një arkiv në tjetrin.

Total Commander në SHQIP

  • Lexo më parë filin e ndihmës në gjuhën shqipe: Lexo.txt

Për ta instaluar Total Commander në kompjuter, shkarko (Download) programin nga faqja www.ghisler.com dhe instaloje atë. Programin e paregjistruar keni të drejtë ta përdorni vetëm një muaj.

Instalimi i gjuhës shqipe

Shkarko filet e gjuhës shqipe direkt nga Shqip (tcmd_alb.zip), ose nga
Albanian – by Arben Çokaj” (wcmd_alb.zip). Kliko mbi filin auto-ekzekutues wcmd_alb.zip dhe instalimi i gjuhës shqipe do të kryhet duke ndjekur procedurën.
Ose nëse nuk ndodh instalimi automatik, depaketo dhe kopjo 3 filet Wcmd_alb.lng, Wcmd_alb.mnu dhe Wcmd_alb.inc në dosjen C:\totalcmd\LANGUAGE
(Si rregull: C:\Program Files\totalcmd\LANGUAGE).

Pastaj në menynë e Total Commander (bëhet fjalë për versionin anglisht) shko e zgjedh gjuhën shqipe në këtë mënyrë:

Në Linjën e menysë zgjedh Configuration -> Options... dhe në dritaren që hapet, në listën e krahut të majtë, shkon e klikon tek Language, si në figurën më poshtë, dhe në dritaren djathtas zgjedh Albanian (shqip) (Wcmd_alb.lng)

Total Commander në shqip[ ose ndryshe me: Start – Change Main Menu – Language: Albanian (shqip) (Wcmd_alb.lng). ]
Kliko OK ose Apply. Komandat e menysë dhe programit kthehen menjëherë në shqip.
Punë të mbarë!

  MUND TË SHKARKONI GJITHASHTU:
  • Plugins diskdir, i cili krijon lista filesh.
  • Programin lister32, që shfaq filet më të përdorshëm.
  • Librarinë wcicolib, me ikona shumëngjyrëshe.

Notepad++ në shqip

 

Notepad++ në shqipKliko për ta zmadhuar

Një program interesant, paksa më i avancuar se Notepad, dhe që kryen më shumë funksione, Notepad++, me autor inxhinierin e programeve Don Ho, është përkthyer në shqip gjithashtu. Po shikojmë mundësinë e integrimit të gjuhës shqipe, përkthimin e plotë, në versionet e ardhshme të këtij programi, krahas gjuhëve të tjera. Vizitoni për më tepër uebfaqen e programit: Notepad++.

Deri atëherë, shkarko gjuhën shqipe këtu!

SHPËRNDAJ
Artikulli përparaWordPress në shqip
Artikulli tjetërWinRAR në shqip

3 KOMENTE

  1. […] Total Commander është një program me komandat kryesore të Sistemit të drejtimit Windows në 32 bit dhe 64 bit. Programuesi i tij është Christian Ghisler nga Zvicra. Ky program është i favorshëm në rastin tonë, pasi ndodhet edhe në versionin shqip, sipas përkthimit të Arben Çokaj. Programin mund ta merrni nga faqja http://www.ghisler.com, ku mund të merrni edhe filet e gjuhës shqipe nën Laguages. Lidhur me sqarime më të hollësishme për këtë program, mund të lexoni: Total Commander në Shqip […]

SHKRUAJ NJË KOMENT