WordPress në shqip

0
2866
WordPress 4.7 shqip

WordPress.org
[ WordPress 4.7 në shqip ]

[ Poedit në shqip ] :: [ OpenCart në shqip ]

Përkthimi më serioz dhe më i saktë i WordPress në gjuhë standarde shqipe.

Paketa .zip përmban dosjen languages me filet e gjuhës shqipe, si dhe një fil sqarues teksti lexo_wordpress_shqip.txt – lexoje këtë që të vendosësh gjuhën shqipe.
Dosja languages duhet të kopjohet në dosjen wp_content të WordPress, pra kemi:

wp_content/languages

Pastaj, hap filin e konfigurimit wp_config.php (në rrënjë – root) në një Editor teksti dhe bëni ndryshimin e gjuhës, duke shtuar sq_AL, si më poshtë:

Në filin wp_config.php origjinal gjendet vargu:
define ('WPLANG', '');
korrigjoje atë në
define ('WPLANG', 'sq_AL');
duke shtuar pra gjuhën shqipe me kodin e gjuhës sq_AL.

Me kaq, WordPress kthehet në shqip, duke shfrytëzuar filet përkatëse të gjuhës shqipe.

Ka mbi 5000 vargje përkthimi paketa e gjuhës në WordPress. Duke falenderuar djemtë nga Kosova, për përpjekjen e tyre të madhe me përkthimin falas të kësaj Platforme kaq të përdorshme e të dobishme, duhet megjithatë të theksojmë, se gjuha e përdorur prej tyre është shpeshherë e pasaktë dhe e ngatërruar, kështu që na është dashur të ripërkthejmë ose përshtasim, pothuajse të gjitha vargjet e mundshme. Ju lutemi, të tregoni mirëkuptimin tuaj për ndonjë pasaktësi, që mund të ndeshni gjatë punës suaj me WordPress në shqip, dhe na kontaktoni nga formulari i kontakteve, për çdo sugjerim me vlerë.

Platforma më e madhe në botë e blogimit për publikime. Përdoret në miliona faqe dhe shikohet çdo ditë nga dhjetëra miliona njerëz. Është në gjuhën angleze si standard, por mund të përdoret edhe në gjuhë të tjera.

Duke parë se shumë shqiptarë kanë filluar ta përdorin WordPress për publikimin e gazetave dhe për prezantimin e punës së tyre, menduam që ta përkthenim këtë aplikim të mrekullueshëm edhe në gjuhën shqipe.

Për të përdorur gjuhën shqipe, merrni njërin nga paketimet, sipas versionit tuaj:

wordpress_470_shqip.zip,
wordpress_460.zip,
wordpress_450.zip,
wordpress_440.zip,
wordpress_430.zip

Paketa zip përmban filet e gjuhës shqipe, të cilat duhet të kopjohen më pas në dosjen languages të dosjes wp_content të WordPress, pra kopjohen në dosjen:
wp_content/languages.

Pastaj, në filin e konfigurimit wp_config.php (në rrënjë), bëni ndryshimin e gjuhës, duke shtuar sq_AL, si më poshtë:

Në filin wp_config.php origjinal gjendet vargu

define ('WPLANG', '');

korrigjoje atë në

define ('WPLANG', 'sq_AL');

si më poshtë:
WordPress në shqip

Kjo është e mjaftueshme për ta përdorur WordPress në gjuhën shqipe. Do të shikoni se i gjithë sistemi i gjuhës së webfaqes suaj në WordPress do të kthehet automatikisht në shqip, sapo të keni kopjuar filet e shqipes në dosjen languages dhe sapo të keni bërë ndryshimin e gjuhës në filin e konfigurimit wp_config.php.

Për pyetje dhe sugjerime, në lidhje me gjuhën shqipe dhe përdorimin e saj, si dhe për korrigjime e korrektime terminologjike të mundshme, ju lutem kontakto.

WordPress në shqip: 4.7, 4.6, 4.5, 4.4, 4.3 | Më tepër

NUK KA KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT