Dizajni Grafik

0
2856
Dizajni Grafik
Blej librin online nga ProLibra
Librin e gjeni edhe në libraritë kryesore të vendit, me ISBN: 978-9928-4166-0-5.

Dizajni Grafik - kopertina 1

Libri DIZAJNI GRAFIK përdoret për studentët e gazetarisë dhe të komunikimit në Universitetin e Tiranës, për dy lëndë, nga pedagogu Dr. Rrapo Zguri dhe në Universitetin e Shkodrës nga pedagogu Ardi Hoti.

Parimet e Dizajnimit
Adobe InDesign CC
Adobe Photoshop CC
CorelDraw X6

Dizajni Grafik – libër për dizajnin e medias së shkruar dhe ilustrimet grafike

Libri Dizajni Grafik mund të përdoret nga studentët e dizajnit, gazetarisë dhe të komunikimit, për leksionet e dizajnit dhe faqosjen e medias së shkruar, por edhe për vetëstudim nga njerëz të pasionuar pas dizajnit, ose që merren me dizajnin. Gjatë përdorimit të programeve të ndryshme, fitohen shprehi përdorimi, që të duhen në kryerjen e punëve të caktuara dhe njohuritë e sqaruara në libër, klasifikojnë kështu një referencë të vlefshme të veprimeve dhe teknikave kryesore, që kryhen në programet përkatëse, për të marrë edhe rezultatin e dëshiruar.

Libri fillon me Parimet e Dizajnimit, një përmbledhje teorike e përvojës së krijuar ndër vite me faqosjen e medias së shkruar në botë, si gazeta, revista, tabloide, etj. Pastaj kemi një përshkrim relativisht të detajuar të programit më të mirë në treg, InDesign CC, që përdoret gjerësisht në faqosjen e medias së shkruar. Për të vazhduar më pas me një shembull praktik, faqosjen e një gazete konkrete, ku është marrë si shembull gazeta Shqip, një ndër gazetat më elegante të shtypit të shkruar shqiptar. Vjen më pas një kapitull tjetër, me funksionet dhe veprimet kryesore të programit lider në përpunimin e fotografisë, Photoshop CC, për ta mbyllur në fund me një kapitull të zgjeruar të ilustrimit grafik, si CorelDraw X6.

Dizajni Grafik - kopertina 2

Biblioteka e varfër shqiptare e botimeve për kompjuterin, nuk ka arritur që të ndjekë ritmin e kësaj teknologjie të re, e cila në dekadat e fundit ka përparuar me një shpejtësi marramendëse. Ky libër vjen përpara jush me qëllimin dhe dëshirën e mirë, për të shtuar një titull serioz në serinë e botimeve kompjuterike në gjuhën shqipe. Kemi kështu një kontribut modest, në plotësimin e zbrazëtisë ekzistuese dhe një ndihmesë në përshpejtimin e ritmeve të krijimit dhe ndërtimit të bazës bibliografike në fushën e teknologjisë së informacionit. Ky libër i shtohet posaçërisht numrit të titujve në fushën e dizajnit grafik, duke shërbyer si pikënisje për mësimin e disa prej programeve më të njohura në këtë fushë, siç janë Photoshop, InDesign dhe CorelDRAW.

Në këtë botim, alternohen njohja e parimeve teorike, që udhëheqin procesin e dizajnimit, me krijimin e shprehive praktike të domosdoshme, për ata që duan të hyjnë në fushën e dizajnit grafik. Libri bashkon në një, tre linjat kryesore të dizajnit, siç janë faqosja, përpunimi i fotografisë dhe ilustrimi grafik. Kjo është bërë me qëllimin, që aspirantët e fushës së dizajnit grafik, të gjejnë në një libër të vetëm, gjithçka që duhet, për të hedhur bazat e këtij profesioni. Nga njëri kapitull në tjetrin, hap pas hapi, bëhet një përshkrim i teknikave dhe i veprimeve kryesore të çdo programi, duke shpjeguar edhe mënyrën dhe rrugën e aplikimit të komandave kompjuterike, që zbatohen në procesin e dizajnimit.

Për të qenë në një hap me kohën, botimi ynë iu referohet versioneve më të fundit të programeve dhe konkretisht versioneve Creative Cloud (CC) të programeve Photoshop dhe InDesign dhe versionit X6 të programit CorelDRAW, të cilat sapo kanë dalë në tregun e programeve kompjuterike të fushës së dizajnit. Jemi munduar brenda mundësive, t’i sqarojmë shqip edhe komandat e programeve, me shpresë që një ditë t’i shohim të përkthyera në gjuhën shqipe edhe këto lloj programesh kaq të domosdoshme. Ky libër është një manual i mirë për nxënësit dhe studentët e degëve të dizajnit, gazetarisë dhe komunikimit. Por ai është një udhërrëfyes i dobishëm edhe për çdo person, që dëshiron t’i hyjë rrugës së bukur dhe kreative të profesionit të dizajnerit.

Botimi i këtij libri, u bë i mundur falë një bashkëpunimi të shkëlqyer në mes bashkë-autorëve të librit, Rrapo Zguri, Pedagog i dizajnit grafik dhe i mediave të reja në Departamentin e Gazetarisë dhe të Komunikimit të Universitetit të Tiranës dhe ekspertit të IT-së, Arben Çokaj, i cili me pasionin, vullnetin dhe kontributin e tij, inspiroi dhe bëri të mundur krijimin dhe daljen në dritë të këtij botimi.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here